I ftuar në programin Ftesë në pesë me Bieta Sulon, kompozitori Agim Krajka tregoi më shumë për këngët e preferuara, duke e konsideruar Këngën e Gjyshes si një nga më të dashurat për të.
Ai rrëfeu se ka patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me gjyshen dhe se ndihet krenar që ka kompozuar një këngë për të. Ndër të tjera kompozitori nuk nguroi të shprehte mendimin lidhur me këngët e ditëve të sotme, ku sipas tij shkruhet më tepër për dashnoret sesa për gjyshet.
http://top-channel.tv/programe/ftesene5/