SHKODËR- Një plagosje me thikë ka ndodhur pak çaste më parë në qytetin e Shkodrës, pranë shkollës pyjore. I plagosuri është rreth 20 vjeç ka marrë 4 plagë në trup si pasojë e goditjes me thikë.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorit. Ende nuk dihen gjendja e të plagosurit apo rrethanat që kanë çuar në plagosjen e të riut.