Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mjeshtri i madh i humorit Gëzim Kruja festoi 60 vjetorin e daljes për herë të parë në skenë, me një shfaqje në teatrin ?Migjeni? të Shkodrës.
Artisti i dhjetra roleve dhe karaktereve megjithëse në moshën 78 vjeçare, për asnjë moment nuk e ka humbur sharmin dhe elasticitetin në skenë.
Megjithëse vitet kanë kaluar ai nuk e ka humbur freskinë e humorit dhe për dy netë me radhë erdhi plot batuta e të qeshura përkrah kolegëve, mjeshtrit të madh Zef Deda e Drande Xhaj.
Gëzim Kruja: "Për mua populli është pasuria më e madhe e imja."
Por estrada e Shkodres sot është thuajse e gjitha e dalë në pension, ndonëse vijon të jetë aktive në skenë. Ky realitet u soll në skenë përmes një skeçi, që Gëzim Kruja dhe Drande Xhaj e përcjellin me shqetësim si fakt.
Drande Xhaj: "Jemi në gjendje të dalim në skenë, por më vonë duhet të na zëvëndësojë dikush. Prandaj duhet të afrohen sidomos në fushën e humorit sepse Shkodra pa humor nuk ka jetë."
Skenës nuk i munguan bashkë me humorin edhe këngët nga zërat më të njohur të Shkodrës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/gezim-kruja-60-vjet-ne-skene-rikthehet-me-shfaqje-ne-teatrin-migjeni