PAMJE TË RËNDA/ Tre të rinj në Lezhë torturojnë dhe hedhin në ujë një qen, kafsha përpëlitet

Report TV 2018-12-02

Views 3

Pavarësisht se u kërkua miratimi i një ligji për mbrojtjen e kafshëve dhe dënimi i dhunuesve të tyre, ende në Shqipëri situata duket alarmante. Rasti më i fundit vjen nga Lezha, ku në një video të publikuar në rrjetin social Instagram shihen tre të rinj që torturojnë një qen.

Pamjet janë vërtet të rënda, pasi 3 djemtë e hedhin shumë herë në ujë katër putroshin dhe dëgjohet teksa i thonë ta bëjnë me rradhë hedhjen. ?Ma jep ta hedh unë tani,?- thotë më pas njëri prej tyre dhe vazhdojnë të luajnë me të si të ishte një mjet argëtimi.

Në sfondin e videos dëgjohet që ka edhe persona të tjerë përreth por asnjëri prej tyre nuk ndërhyn që t?u tregojë djemve që të ndalojnë së torturuari kafshën e gjorë. Ndërkohë qeni nuk reagon në asnjë moment, as nuk u leh as nuk i kafshon, thjesht kur e hedhin në ujë, përpëlitet që të dalë.

Share This Video


Download

  
Report form