Parlamenti i Maqedonisë miratoi ligjin që parashikon ndryshimin e emrit kushtetues të vendit. Amendamenti 23 parashikon që Republika e Maqedonisë të njihet me emrin e ri Republika e Maqedonisë Veriore.
Pro këtij amendamenti votuan 67 deputetë ndërsa 23 të tjerë kundër. Amendamenti është pjesë e paketës së ndryshimeve kushtetuese, që vijojnë procesin e votimit në Parlament.
Pjesë e këtyre amendamenteve është edhe Marrëveshja e Ohrit. Emri i ri do të hyjë në fuqi pas miratimit të plotë të paketës së ndryshimeve kushtetuese.
Tv Klan