Report Tv - Demokratët zgjedhin kreun e ri në Shkodër, ish-deputeti Ramiz Çobaj humb me dy vota

Report TV 2018-12-01

Views 1

Me vetëm dy vota para, Xhevdet Amuli zgjidhet kryetar i PD-së në Shkodër duke mposhtur në garë ish-deputetin Ramiz Çobajn, kryetari aktual i kësaj dege.

243 vota ka marrë fituesi Amuli, ndërkohë që Çobaj ka marrë 241 Vota. 8 vota janë shpallur të pavlefshme.

Pas përfundimit të procesit janë dëgjuar thirrjet nga demokratët "poshtë spiunët", "poshtë komunistët", "komunistët nuk kanë vendin në PD", duke iu adresuar ish-kryetarit tashmë të degës së PD në kryeqendrën e veriut, Ramiz Çobaj, i cili akuzohet se ka qenë ish-oficer i Sigurimit të Shtetit në vitet e regjimit komunist.

Share This Video


Download

  
Report form