Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kritikat ndaj institucionit ku punon i kanë kushtuar vendin e punës pedagogut të Universitetit Bujqësor të Tiranës, Dardan Shehdula.
Ai ka marrë paralajmërim për pushim nga detyra nga dekani Luigji Turmalaj, i cili e argumenton vendimin me braktisjen për një javë të vendit të punës.
I kontaktuar nga Ora News, pedagogu i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare hedh poshtë këtë arsyetim.
Ai pohon largimin me disa ditë në Gjermani, por thekson se ka marrë leje nga Departamenti.
Por rrënjët e përplasjes dhe largimit nga detyra janë më thella se kaq.
Sipas Shehdulës, adresimi i problematikave në rrjetet sociale ndaj Universitetit Bujqësor janë të vetmet arsye që kanë sjellë shkarkimin.
E pas tyre edhe një varg problematikash, të cilat i ka renditur përmes një letre të hapur drejtuar studentëve dhe krerëve të Universitetit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/u-tha-se-iku-pa-leje-ne-gjermani-pedagogu-u-shkarkua-se-kritikoi-universitetin