Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Çlirimi i Shkodrës nga pushtuesit nazifashistë u vendos që të shënonte dhe çlirimin e Shqipërisë, por ikja e gjermanit të fundit më 28 apo 29 nëntor qëndron në qendër të një debati ende pa zgjidhje pas rrëzimit të komunizmit. Të djathtët i kremtojnë në një ditë, Pavarësinë dhe festën e Çlirimit. Kjo ndodhi në Shkodër e dretjuar nga demokratja Voltana Ademi.
29 Nentori nuk shënohet as në zbukurimet e qytetit, por situata u ndez nga një deklaratë e kryetares së bashkisë Voltana Ademi që e quan 29 nëntorin ditë të zezë për Shqipërinë.
Voltana Ademi: "Për Shkodrën 29 Nentori është një ditë e zezë, mjafton ti referoheni historianëve"
Deklarata nxiti reagim të ashpër të sekretarit të PKSH për Shqipërinë Gjon Bruçi i cili i kërkoi llogari prefektit të Shkodrës dhe shpërtheu në akuza ndaj kryebashkiakes Ademi.
Pse lejoni kryetaren e bashkisë së Shkodrës të mohojë 29 Nëntorin. Pse nuk merr masa bashkë me kryeministrin. Të vinte parullën e 29 Nëntorit, Mos rrini kot. Ajo mund të jetë ditë e zezë për Voltanën por nuk është për mua.Dhe kryetarja e bashkisë është për të gjithë popullin e Shkodrës jo vetëm ata që kanë zi" tha Gjon Bruci
Për deklaratën e kryebashkiakes së Shkodrës reagoi dhe kryeministri Rama, i njohur për përplasjet e forta me Voltana Ademin.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prefekti-i-shkodres-vihet-me-shpatulla-pas-murit-pse-lejoni-voltana-ademin-te-mohoje-29-nentorin