Ora News - Harta e rrallë me emrin e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu

Ora News Lajme 2018-11-28

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emri i heroit tonë kombëtar, në trajtën Skanderbeg, është zbuluar në këtë hartë të rrallë detare, e cila është ekspozuar për herë të parë në Shqipëri në ambientet e Kryeministrisë.

Harta vjen në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skëndërbeut dhe festave të nëntorit.

E realizuar mbi lëkurë viçi ajo daton prej vitit 1455.

Pasi u zhduk për 2 shekuj kjo hartë u gjet në një bodrum të murosur, për tu bërë më pas pjesë e bibliotekës së Romës në shekullin e 18-të.

Artan Shkreli shprehet se ky dokument e konfirmon Skëndërbeun si një fakt historik.

Artan Shkreli: "Ky është një zbulimi rëndësishëm jo për faktin se në të ndodhet emri heroit tonë në hartë, që edhe kjo është unike, por prej faktit se harta është e vitit 1455, në kulmin e famës së Skëndërbeut në Evropë. Harta është bërë nga Bartolomeo Pareto. Kjo tregon që ne dimë shumë pak për Gjergj Kastriot Skëndërbeun."

Dëshmia e rrallë ka tërhequr vëmendjen e shumë vizitorëve. Ajo do ti rikthehet Italisë pas 2 javësh.

Në këtë ditë feste interesi ka qenë i lartë edhe për Muzeun Historik Kombëtar, ku u eksozuan punimet e 54 piktorëve me fokus heroin kombëtar.

Piktor: "Unë aty paraqes sipas ndjeshmërisë sime vrullin e tij, pathyeshmërinë dhe largpamësinë e tij."

Një hapësirë të veçantë në Muzeun Historik zuri edhe kjo ekspozitë e realizuar nga piktorët e vegjël.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/harta-e-rralle-me-emrin-e-heroit-kombetar-gjergj-kastriot-skenderbeu

Share This Video


Download

  
Report form