Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjuetarët e paligjshëm nuk po kursejnë as speciet e rralla të faunës shqiptare, edhe pse në fuqi është një moratorium me masa të ashpra.Një pelikan kaçurrel u gjet i vrarë me armë pranë lagunës së Nartës, një prej dy shtëpive natyrore ku jeton në vendin tonë.
Edhe pse në fuqi është një moratorium me masa të forta ligjore, gjuetia e paligjshme nuk po kursen as shpendët e rrallë në Shqipëri.
Një pelikan kaçurrel është gjetur i vrarë me armë gjahu mëngjesin e së martës buzë lagunës së Nartës.
Në video duket që shpendi është qëlluar me armë zjarri, ndërsa u gjet buzë një rruge pranë lagunës.
Institucionet pëgjegjëse ende nuk kanë reaguar për rastin, i cili në fakt nuk është shembulli i vetëm i gjuetisë së paligjshme edhe nën moratorium.
Por që nga ana tjetër duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për mbrojtjen e species së rrallë, banor i përhershëm i lagunës së Nartës, duke e shndërruar gjithmonë e më shumë në një destinacion për turistët e natyrës.
Pelikani kaçurrel është një prej specieve të rralla e më të bukura të Mesdheut.
Ai zakonisht jeton në lagunën e Nartës dhe atë të Karavastasë në Divjakë, ku një rast i ngjashëm u denoncua në muajin mars.
Në janar 2014, qeveria ndërhyri duke miratuar ndalimin total të gjuetisë në të gjithë vendin për dy vjet, por ky afat u zgjat më pas deri në vitin 2021.
Por edhe me këtë masë ekstreme ligjore, pavarësisht ndikimit pozitiv në parandalimin e gjuetisë masive, rastet nuk kanë munguar.
Shqipëria e konsideron shkeljen e moratoriumit të gjuetisë si kundravajtje administrative dhe e ndëshkon atë me gjobë nga 80 mijë deri një 1 milion lekë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/gjuetia-e-paligjshme-vret-pelikanin-kacurrel-ne-narte