Sektori i turizmit do orientohet drejt projekteve për të qenë konkurrues me fqinjët, duke i dhënë prioritet hotelerisë si modele të zhvillimit. Nga konferenca për turizmin Rama u paralajmëroi se nuk do jepet më asnjë leje për fshatra turistikë.
Asnjë leje për fshatra turistikë që kthehen në zona banimi, për ata që kanë lekë të blejnë një vilë dhe pastaj ta mbajnë mbyllur. Investimet janë të kombinuara dhe hoteleria është domosdoshmëria. Kemi vendosur që në rastin e dhënies së një leje zhvillimi për një resort, jo me fshat turistik do e fshijmë nga fjalori se është të hash sot atë që ke në frigorifer për gjithë muajin. Resortet do të jenë mikse, do të ketë hoteleri dhe akomodim në pjesën për vila individuale, por lejet do të zbardhen në dy faza, do bësh hotelin dhe pastaj lejen për vila. Historia që hapim themele i shesim në themel i marrim me këste dhe pastaj hoteli mbetet në letër, ngremë kantierin dhe ikim e pas lëmë mëhallë njerëzish që kanë lekë më shumë dhe e përdorin atë 15 ditë në vit, dhe ajo pasuri mbetet e vdekur është histori që duhet të marrë fund. Kështu që as mos e merrni mundimin të vini me albume fshatrash turistike bazuar të shitja e metrave katrorë dhe të pashë dhe ika. Duam projekte që i përgjigjen ambicjes sonë për një turizëm të qendrueshëm.