Bushati te ‘5 Pyetjet’: Pro taksës së Kosovës për Serbinë, por Shqipëria s’e aplikon dot

Report TV 2018-11-27

Views 0

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati i ftuar në emisionin ?5 Pyetjet nga Babaramo? foli për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Pejë, marrëveshjet që janë firmosur, kryesorja heqja e tarifave doganore. Referuar vendimit të Kosovës për të vendosur taksë 100% për mallrat serbe, Bushati tha se Shqipëria e mbështet vendimin, por nuk mund të aplikojë të njëjtën gjë për Beogradin.

Përsa i përket vrasjes së ekstremistit grek në Gjirokastër ai rrëzoi hipotezat se strukturat greke kishin gisht, ndërsa shtoi se vijojnë bisedimet për çështjet mes dy vendeve që janë ende pezull. Në fund të intervistës Bushati kishte një përgjigje edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha që e akuzoi një javë më parë te ?5 Pyetjet? për lidhje me bandat në Shkodër.

Share This Video


Download

  
Report form