Lezhë, banorët e Tales: S’kemi drita, kemi mbifaturime, kabinat po na rrezikojnë jetën

Report TV 2018-11-26

Views 0

Në Tale të Lezhës energjia mungon herë pas here, por banorët protestojnë se po mbifaturohen. Ata thonë se nuk ka as elektriçist që të merret me defektet që shkaktohen nga një rrjet krejtësisht i amortizuar. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e ministrisë pasi OSHEE nuk iu ka zgjidhur asnjë problem dhe ankesat e paraqitura nuk janë zgjidhur.

Ata tregojnë se,faturimet janë mbi konsumin real,dhe se rrjeti aktual është i rrezikshëm pasi telat dhe kabinat janë shumë të amortizuara. Për zonat në fjalë OSHEE sqaron se ka kryer vazhdimisht procesin e mirembajtjes se rrjetit, përfshi edhe kabinat. Zgjidhja përfundimtarë është zhvillimi i rrjetit duke investuar, për të cilën Oshee duke punuar për projektin.

Theksojmë se plani i investimeve ka një grafik dhe strategji se ku dhe do të zhvillohet. Pasi është fuqizuar nënstacioni Lezhë dhe u ndërtuan 4 fidera të rinj, me vlerë mbi 5 milionë usd, sipas radhës dhe mundësisë do të investohen edhe në zona të tjera të rajonit Lezhë. Nga ana tjeter banorët kanë nënshkruar edhe një peticion me shqetësimet e tyre dhe nevojën e ndërhyrjeve që do t?i dërgohet Ministrisë së Energjetikës.

Share This Video


Download

  
Report form