Ekspozita/ Piktori sjell ‘Rrënjët’ në Tiranë, Sulaj: Skënderbeu im meditativ

Report TV 2018-11-26

Views 13

Agim Sulaj rikthehet tek rrënjët, tek artdashësit shqiptar me ekspozitën ?Rrënjët 3?. Në qendër të ekspozitës kësaj here sjell figurën e Skënderbeut, heroit tonë kombëtar, një ndër figurat e pakta që i ka shoqëruar kudo shqiptarët.

Edhe pse prej 30 vitesh jeton edhe punon në Rimini të Italisë, ky vit për piktorin është i veçantë, sepse krahas festimeve të ndryshme kombëtare, përkujtohet 550-vjetori i ndarjes nga jeta e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut. Për ?Report TV? Agim Sulaj shprehet se vetëm kështu mbajmë gjallë shpirtin, por edhe dëshirën për të ruajtur identitetin tonë kombëtar.

?E kam nisur ekspozitën me një portret meditativ të Skënderbeut, që reflekton historinë e tij brenda atij meditacioni, që reflekton historinë ndoshta edhe të atyre që do të vijnë pas tij. Duart i qëndrojnë në ajër, për të zbritur diku. Të mbështetura ndoshta në kujtesën tonë kombëtare? u shpreh piktori edhe karikaturist, Agim Sulaj.

Por nga është ndikuar Agim Sulaj për të hedhur në telajo portretin e heroit tonë kombëtar. ?Ne kur mbyllim sytë kujtojmë figurën madhore të Skënderbeut në sheshin e Tiranës, të Odhise Paskalit. Skënderbeut i kanë bërë portrete që nga venecian edhe të tjerë, por Paskali mbërtheu në punën e tij, gjithçka populli ynë shihte tek ajo figurë? tha piktori edhe karikaturist, Agim Sulaj.

Ndërsa, edhe pse nuk heq dorë nga rrënjët shqiptare, kësaj here sjell edhe pak rrënjë nga Rimini. ?Rrënjët kësaj here vijnë me qytetin nga Rimini, vendosa të përdorë këtë tablo përfaqësuese mes dy vendeve, për ta thyer pak gamën e ashpër të natyrës shqiptare me një qytet italian?.

Ndonëse punët e tij, kanë parë dritën e ekspozimit në shumë galeri ndërkombëtare, por çfarë rëndësie ka për artistin një ekspozitë në Shqipëri?

?Punët e mia, janë arritjet e mia. Në Shqipëri mua më mjafton që të përcjell vetëm dashurinë për vendit, që ta duam vendin tonë. Mua kjo më mjafton?.

Kujtimet e tij për Jonufran, Karaburunin, lidhja me detin, rrugicat e Tiranës që sot nuk janë më, portreti i Ali Pashë Tepelenës, trungjet e dalë nga toka janë tematikat e 20 punimeve në vaj, që janë ekspozuar për një muaj tek ?Plaza?.

Veprat e Agim Sulajt janë prezantuar edhe vendit,si në Itali, Francë, Spanjë, Portugali, ku artisti është vlerësuar edhe me çmime ndërkombëtare.

Share This Video


Download

  
Report form