Ora News - Vijon rezistenca e banorëve të Astirit

Ora News Lajme 2018-11-26

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Paraditen e të hënës grupet e punës nga ARRSH, Bashkia e Tiranës dhe ALUIZNI kanë shkuar për të bërë verifikimet e pronave dhe heqjen e ndriçimit në Unazën e Re, por kanë hasur në rezistencë me banorët, të cilët i kanë larguar. Megjithatë, ARRSH njofton se janë kryer vlerësimet për 17 objekte me dokumente pronësie dhe i bëjnë thirrje banorëve që të vazhdohet pa vonesa me procesin.

Banorët e 'Astirit' protestojnë prej 23 ditësh, kundër projektit të Unazës së Re, i cili prek shtëpitë dhe bizneset e tyre. Ditën e hënë grupet e punës nga ARRSH, Bashkia e Tiranës dhe ALUIZNI shkuan për të bërë vlerësimet e objekteve, por hasën në rezistencë nga banorët, të cilët i larguan nga zona

Banorët u shprehën se nuk do të lejojnë asnjë lloj punimi pa u zgjidhur problemi i tyre. Ata vijuan të kalonin nga një segment i unazës në tjetrin për të mos lejuar grupet që të vijonin me planin, ku sipas banorëve, sinjalizohet nisja e projektit të Unazës së Madhe.

Por, përpos kësaj mbikqyrje nga banorët, disa mjete të bashkisë së Tiranës vijuan me heqjen e ndriçimit. Nisur nga ky fakt banorët bllokuan rrugën, të mbështetur nga opozita dhe kërkuan largimin e mjeteve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vijon-rezistenca-e-banoreve-te-astirit

Share This Video


Download

  
Report form