Ora News - Rama: Kush e quan Hashim Thaçin tradhëtar është gomar

Ora News Lajme 2018-11-26

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kosova është peng i dinamikave të politikave të brendshme të vendeve të tjera, tha Rama duke mbrojtur presidentin e Kosovës Hashim Thaçi lidhur me çështjen e demarkacionit.

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri Ramush Haradinaj ishin në konferencë për median pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive që u mbajt sot paradite në Pejë.

Edi Rama: "Sot Kosova është peng i dinamikave të politikave të brendshme të vendeve të tjera. Kjo është e papranueshme për ne. Sa i takon çështjes së korigjimit, unë një gjë kam për të thënë. Hashim Thaçi është president i Kosovës dhe komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kush ngre dorën ndaj Hashim Thaçit duke e quajtur tradhëtar është një gomar, këtë di të them unë. Të tjerët pastaj janë çështje që i takojnë debatit të brendshëm, janë çështje që i takojnë ndërtimit të një vizioni strategjik për të ardhmen e Kosovës.

Rama bëri thirrje për gjetjen e rrugës së duhur strategjike që shqiptarët të jenë bashkë

Edi Rama: Dhe këtu nuk është çështja se çfarë mendon njëri apo çfarë mendon tjetri. Këtu është çështja që ne të gjejmë rrugën e duhur strategjike që shqiptarët të jenë bashkë, jo bashkë me fjalime por me realitet, që shqiptarët të bashkohen, që ajo shqiponja dy krenare të jetë një dhe Shqipëria e Kosova të jenë një në çdo drejtim dhe në çdo aspekt."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-kush-e-quan-hashim-thacin-tradhetar-eshte-gomar

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS