Ora News - Rama: Frenezia e Serbisë ndaj Kosovës, provokuese e sfiduese. What the fuck!

Ora News Lajme 2018-11-26

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga mbledhja e përbashkët e dy kabineteve qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës në Pejë, kryeministri Edi Rama shprehu sërish zhgënjimin nga Brukseli lidhur me heqjen e vizave për Kosovën.

Rama tha se Kosova nuk mund të trajtohet si gjysmë shtet, teksa vlerësoi se krijimi i ushtrisë ishte vendimi i duhur.

Rama: Për Shqipërinë Kosova është një shtet i pavarur, sovran, i barabartë me të ngjashmit e tij. E drejta ndërkombëtare nuk njeh gjysmë shtete. Kemi mirëpritur dhe mirëpresim çdo çast të gjitha dinamikat dypalëshe dhe shumëpalëshe.

Kemi qenë dhe mbetemi të zhgënjyer nga qasja e BE dhe gjithë atyre shteteve që janë në thmelet të pavarësisë së Kosovës në raport me të drejtën për lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj. Ja pse themelimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës ishte hapi i duhur.

Vonesat në procese si Interpoli më së fundmi janë shfaqe dekurajuese për qasjen e partnerëve potencialë në këtë rajon që mjerisht ngrihen dhe ngrysen me tendenca konfliktualiteti për tu viktimëzuar.

Rama tha se qasja e Serbisë ndaj Kosovës është jo vetëm shqetësuese, por sfiduese dhe provokuese.

Këtu ai përmendi kërkesën për tërheqjen e njohjeve ndaj Kosovën dhe bllokimin më të fundit në Interpol.

Rama: Tarifa 100% është reagim politik ndaj ekseseve të vazhdueshme të një sjelljeje supermatiste të Serbisë ndaj Kosovës. Ministri i Punës dhe i Çështjeve Sociale të Kosovës më tregonte mbrëmë sesi në Beograd deri në 02:00 me anë të të dërguarve të Europës i kërkonin të hiqte fjalën Republika e Kosovës nga fjalimi që do të mbante të nesërmen në një mbledhje të përbashkët ku dhe Kosova ishte e pranishme për të nënshkruar një deklaratë të përbashkët në rrugën e paqtimit rajonal.

What the fuck! Do të thuhej në gjuhën e Parlamentit Europian.

Frenezia me të cilën Serbia po e bllokon pranimin e Kosovës në instanca rajonale dhe ndërkombëtare dhe deri tek kurajo e pa shpjegueshme për të kërkuar tërheqjen e njohjeve të Kosovës si Republikë nuk është thjesht shqetësuese, por sfiduese. Deri në dekurajimin e procesit të dialogut është provokuese deri në nevojën për reagime proporcionale.

Asnjë presje nuk i hiqet sot përfundimit të një ish-ministri britanik sipas të cilit bllokimi i njohjeve të Kosovës është inkurajimi më cinik ndaj enklave kriminale ku bashkëpunojnë mafiet po aq multietnike sa popullësia e Kosovës. Përpjekjet e Serbisë, shkruan ai, kanë cënuar ekonomikisht të gjitha komunitetet pa përjashtim. Fermerët kosovarë nuk shesin dot prodhimet e tyre në Serbinë e Jugut, kontenierë apo vagonë të tërë me fruta dhe perime të kërkuar nga tregjet e Europës veriore duhet të dilnin përditë nga Kosova. Por edhe këtu si kudogjetkë Serbia bllokon.

Po Romingu dhe lënia e Kosovës jashtë tij? Në këtë kontekst kaq të posaçëm goditjesh të vazhdueshme pas shpinës e Kosovës nga fqinji i madh merr dhe shpjegimin tarifa 100% për produktet serbe.

Është një vendim normal në kushte irracionale siç ato që përvijon...

Share This Video


Download

  
Report form