Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Festimet për 106-vjetorin e pavarësisë nisën nga Elbasani, qyteti ku ngritja e flamurit më 25 nëntor të vitit 1912 i hapi rrugën aktit të Ismail Qemalit në Vlorë. Në shenjë simbolike, flamuri u ngrit pranë bustit të Aqif Pashë Elbasanit, ndërsa më tej u çel një ekspozitë me fotografi historike të qytetit.
Më 25 nëntor të vitit 1912, Elbasani u bë i pari qytet që ngriti flamurin kuq e zi që i hapi rrugën aktit të shpalljes së Pavarësisë në Vlorë nga Ismail Qemali.
Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, ngriti simbolikisht Flamurin e Pavarësisë, pranë memorialit të partiotit Aqif Pasha, njëherësh edhe firmëtar i dokumentit të mëvetësisë në Vlorë.
Qazim Sejdini: Këto modele shembullore duhet të na frymëzojnë që ta bëjmë Elbasanin madhështor përsëri ashtu siç e kërkojmë.
Në kuadër të festimeve u çel edhe një ekspozitë me fotografi të Elbasanit të 100 viteve më parë, marrë nga arkivat e Vjenës.
Taulant Balla: Një qytet jo vetëm historik, por një qytet që ka mbledhur kultura të ndryshme, një qytet i cili është qendër e bashkëjetesës ndërfetare në Shqipëri.
Elbasani shënoi kështu nisjen e festimeve të festave kombëtare të nëntorit që këtë vit përkojnë me 106-vjetorin e pavarësisë dhe 74 vjetorin e çlirimit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/festimet-pavaresine-nisin-nga-elbasani-sejdini-ngre-flamurin