Ora News - Banorët e Astirit kundër Ramës: Nuk kemi vila! Jetojmë tre kurorë në dy dhoma e kuzhinë

Ora News Lajme 2018-11-25

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Po të kishim tre-katër vila, nuk i mbaj njerëzit grumbull. Ja, të gjithë fëmijët e mi janë".

Ganie Rasha, është një prej banoreve që preket nga projekti i Unazës së Madhe.

Ajo thotë se deklarata e kryeministrit Rama se banorët kanë vila është e pavërtetë.

Rasha tregon se brenda një shtëpie me dy dhoma e një kuzhinë jetojnë 11 persona, me të cilëve dhe dy gra shtatzëna.

Ganie Rasha: Shumë gënjeshtar që thotë kanë nga 5-6 vila. Ti gjejë ai. Në këtë shtëpi jemi tre kurorë, këtë strehë kam.

Por si kjo familje, janë edhe shumë të tjera në zonë, ku disa prej të cilëve kanë edhe kushte të vështira ekonomike.

Banorja: Jam me dy sakatë në shtëpi, burrin e kam sakat me një krah, me diabet dhe tension të lartë. Çunin gjithashtu e kam me një këmbë. Prandaj ai të mos thotë që kemi 5-6 shtëpi.

Banorja: Ne jemi dy pleq këtu, se ku do të na degdisë ai, me atë të sëmurë ku ta çosh e ku do të vesh.

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, e komenton deklaratën e Kryeministrit si një shpifje dhe i kërkon Edi Ramës të vijë në zonë për të parë nga afër shtëpitë e banorëve.

Klevis Balliu: Këto shtëpi që mund të duken sikur janë të mëdha, janë dy katëshe, aty janë vetëm familje që rrinë, katër kurorë që jetojnë aty. Nëqoftëse ai zotëria nuk beson, të vijë këtu dhe ti shikojë vet. Gjen kohën për të bërë deklarata nga më idiotet, gjen kohën për të shpifur çdo ditë, gjen kohën për tu nxirë jetën qytetarëve dhe nuk gjen kohën të vijë dhe ti shohë vetë këtu.

Pronarët e shtëpive në zonën e Astirit këmbëngulin se nuk do të ndalen në rezistencën kundër shembjes së shtëpive të tyre, të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/banoret-e-astirit-kunder-rames-nuk-kemi-vila-jetojme-tre-kurore-ne-dy-dhoma-e-kuzhine

Share This Video


Download

  
Report form