Lirohen 10 protestues te Unazes se Re

RTV KLAN 2018-11-25

Views 3

?Gjykata e Tiranës ka liruar 10 nga 11 protestuesit e arrestuar për protestën e dhunshme para parlamentit, duke caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje deri në përfundim të hetimeve?.

I vetmi që mbeti në qeli, përveç Dorjan Dobrajt, i cili do të dalë të hënën për masë sigurie, ishte Dorjan Protoduari i arrestuar në Spitalin e Traumës pak orë pas protestës.

Më herët gjykata caktoi masën e sigurisë arrest me burg me afat 30 ditë për Ilias Sketiraj, personi i cili qëlloi me këpucë Kryeministrin Edi Rama, pas daljes nga Spitali i Traumës ku vizitoi policen e plagosur Ina Nuka.

Prokuroria kishte kërkuar mbajtjen në qeli të 6 prej të arrestuarve që dolën këtë të diel në sallën e gjyqit, me akuzat e plagosjes së rëndë me dashje, kundërshtim të policisë, organizim të tubimit të paligjshëm dhe prishjes së qetësisë publike.

?Seanca për caktimin e masës së sigurisë për 11 protestuesit e Unazës së Re është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie. Dhjetëra policë kanë siguruar Gjykatën e Tiranës pasi familjaret e të arrestuarve dhe banorë të tjerë të Unazës së Re ishin mbledhur para gjykatës?.

Që herët në mëngjes, qindra banorë të Unazës së Astirit u mblodhën jashtë gjykatës në mbështetje të familjarëve të tyre. Momente tensioni pati kur deputetë të opozitës nuk u lejuan nga kordoni i policisë të hynin në sallën e gjyqit.

Pas përfundimit të seancës, banoret e cilësuan të padrejtë vendimin, ndërsa paralajmëruan se nuk tërhiqen nga akuza e tyre. Në të njëjtën valë me banorët ishin dhe deputetë e opozitës.

Të hënën para gjykatës do të dalë edhe Daniel Dobraj, 18-vjerçari që dyshohet se është personi që hodhi kapsollën që plagosi rëndë efektiven e policisë Ina Nuka, e dërguar në Turqi për një mjekim më të specializuar.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form