Ibsen Elezi, pjesë e Lëvizjes për Shpëtimin e Partisë Demokratike, i ftuar në studion e lajmeve në Report Tv ka thënë se kryetari i PD, Lulzim Basha duhet të largohet ose rezultati në zgjedhjet lokale 2019, do të jetë fatal për demokratët. Elezi ka thënë se mbështetësit e PD duhet të ngrihen në këmbë dhe të kërkojnë largimin e Bashës nga PD.
?Parashikoj largimin e Bashës dhe hapjen e një procesi zgjedhor në PD, në të kundërt në zgjedhje do të dalim shumë keq.?-tha Elezi.