Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë mas�" /> Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë mas�"/>

Ora News - "Kanabisi i Tepelenës në Turqi për tu shkëmbyer me heroinë", si do bëhej trafiku i drogës

Ora News Lajme 2018-11-24

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e arrestit me burg pa afat për 8 persona të arrestuar për akuzën e trafikut të drogës pas kapjes së një furgoni që transportonte 578 kilogram kanabis në Qafë Thanë.

Të arrestuarit akuzohen trafik të nartkotikëve dhe prodhim dhe shitje narkotikësh.

Ora News ka arritur të sigurojë kërkesën e prokurorisë dorëzuar Gjykatës së Krimeve të Rënda sipas të cilët dyshohet se grupi ishte përfshirë në një trafik ndërkombëtar me aktivitet në Maqedoni, Greqi dhe Turqi

"Ky grup dyshohet të jetë përfshirë në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike të llojit heroinë dhe kanabis sativa me aktivitet në vendin tonë, Maqedoni, Greqi dhe Turqi, dhe ka në përbërje të tillë shtetasit: Aranit Bida, Suferim Dokollari, i arrestuar në flagrancë si i dyshuar për mbajtje të lëndëve narkotike dhe municioneve, Arben Cristea (Tushe) Shkëlqim Hoxha, Edi Çela, Ervis Dedej, Eduart Haxhi, Ilirjan Prifti dhe Arjan Merkja" thuhet në kërkesën e prokurorisë.

Kanabisi i blere ne Tepelene do kembehej me heroine ne Turqi

Ngarkesa me kanabis e sekuestruar me 22 nentor ishte destinuar për tu çuar në Turqi me qëllim këmbimin me heroinë. Për këtë më 30 gusht nga Kosova kishte hyrë në Shqipëri një shtetas turk.

"Dyshohet se Bida siguronte lëndë narkotike të llojit kanabis sativa përmes bashkëpunëtorëve të tij në Tepelenë, dhe takimet që kryen me personat e paidentifikuar i kryen në Tepelenë në lokale që administrohen prej tyre. Pas sigurimit të drogës, në Tepelenë dyshohet se Bida organizon transportin në aksin Tepelenë-Fier, Rrogozhinë-Elbasan me destinacion Pogradecin. Më pas lënda merret në dorëzim nga një person i quajtur Gjon.

Pas kësaj, Gjoni bën të mundur dërgimine ngarkesave nga Shqipëria në Greqi e Maqedoni. Gjithashtu dyshohet se transportin e lëndës narkotike në drejtim të Maqedonisë e kryen Suferim Dokollari. Transport të cilin e kryen me mjete lundruese përmes liqenit të Ohrit.

Dyshohet se Arianti Bida dhe bashkëpunëtorët e tij po grumbullojnë një sasi të konsiderueshme kanabis sativa të cilën duan ta dërgojnë në Turqi me qëllim ta këmbenin me heroinë. Heroina do të trafikohej nga Turqia për në Shqipëri.

Për këtë arsye ai së bashku me Eduart Haxhin kanë shkuar në Tepelenë për të parë një sasi kanabisi për ta transportuar më pas drejt Elbasanit. Për këtë qëllim dyshohet që më 30 gusht 2018 ka ardhur në Shqipëri një shtetas turk përmes Kosovës. Dyshohet se marrëveshjen për shkëmbimin e lënëds narkotike me turqit e ndërmjetëson Edi Çela, i njohur si Mondi, i cili mban kontakte të vazhdueshme me shtetasin turk që e thërrasin Abi."

Në kuadër të hetimeve grupi është mbajtur në përgjim si dhe nën vëzhgim të rreptë. Gjatë kësaj kohe hetuesit mësojnë se grupi kishte siguruar kanabisin dhe po behej plani per transportimin e tij drejt Pogradecit.

Pergjimi i 19 nentorit

Në datë 19 nëntor, nga përgjimet rezulton se Bida ka telefonuar Gentjan Rapollarin duke i thënë ?....Hajdeni nesë...

Share This Video


Download

  
Report form