Protagonistët e parë të arteve pamore në vitet ?90 në Shqipëri janë artistët, që sot janë 60-vjeçar, janë një grup që zë fill me, Edi Ramën, Edi Hilën, Gazmend Lekën, Pjerin Kolinkën, Ilir Pojanin etj. Këta artistë që kanë qenë në qendër të protagonizmit asokohe, ishin të parët që patën një agresion të menjëhershëm kundrejt realizmit socialist. Por, sot pas shumë vitesh profesor Vladimir Myrtezai, në sallën ?Black Box? në Universitetin e Arteve, vjen në rolin e dëshmitarit, duke sjellë edhe një herë në vëmendje këtë lëvizje, me dëshirën për të shpjeguar se pas flakës së revolucionit, duhet që të vijë flaka e cilësisë.
Është një iniciativë e mirë e Institutit Italian dhe e kuratorëve për të sjellë nëpërmjet këtij mediumi, vide-art, që të themi të vërtetën në Shqipëri deri më tani ka qenë i parievelovruar. Ne ishim ata flamurtarë që erdhëm për të vënë flamurin e ideve të reja në skenë. Ishim edhe nga 40 vjeç në atë kohë. Nuk ka profile të zgjatura, se kanë devijuar si artist, por është një marrëdhënie shumë e mirë. Saktësisht ka nisur në vitet 2000 e këtej që të trajtohet në Shqipëri, por ishte rasti që të shfaqnim arkivat që i kemi në UA.
Vladimir Myrtezai, Profesor në UA
Profesor Myrtezai mendon se sa vjen edhe bëhet edhe më e vështirë sepse nëse pas viteve 2000 ka emra të njohur, këta që vijnë pas duhet që të konkurrojnë me ata që janë në skenë.
Por rruga e artit është një rrugë e mundimshme. Ka pa fund emra të rinj. Është momenti i 40-vjeçarëve që duhet që të vijnë të thonë fjalën edhe të atyre që e ndërtuan historinë. Është më mirë të dëshmojnë vetë dëshmitarët, sesa ta bëjnë këtë historianët që interpretojnë historinë.