Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në veri të Mitrovicës, tre prej të cilëve, janë të dyshuar në lidhje me vrasjen e politikanit serb nga kjo pjesë e Kosovës, Oliver Ivanoviq. Policia ka sekuestruar po ashtu edhe disa dëshmi relevante që ndërlidhen me rastin, dëshmi këto të cilat sipas policisë do të procedohen sipas procedurës ligjore.