Ora News - Protesta para Parlamentit, Veliaj: Ka më dashuri se sa urrejtje e dhunë

Ora News Lajme 2018-11-23

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Duke marrë shkas nga zhvillimet e djeshme, ku mbetën të plagosur në krye të detyrës disa efektivë të Policisë së Shtetit, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj theksoi se qyteti ka më shumë mirësi dhe punë se sa urrejtje dhe dhunë.

?Ne kemi parë këto ditë shumë konflikte, kemi parë një politikë që do që ta përçajë qytetin. Unë besoj se ky qytet ka më shumë mirësi se sa prapësi, ky qytet ka më shumë dashuri, se sa urrejtje dhe ky qytet ka më shumë punë, se sa dhunë?, tha Veliaj, teksa i uroi shërim të shpejtë efektives Ina Nuka, e cila humbi gishtat në protestën e dhunshme përpara Parlamentit.

Kreu i Bashkisë shprehu bindjen se shumica dhe e mira do të triumfojë sepse progresi për Tiranën nuk do të ndalet.

?Dua t?i uroj Inës shërim të shpejtë! Jam shumë i inkurajuar që qeveria po merret posaçërisht me trajtimin e saj, ama e gjithë kjo ngjarje më jep edhe kurajë: më jep kurajë që sot ka më shumë qytetarë, si Ina, që e duan shtetin, se sa ata që e dhunojnë; sot ka më shumë qytetarë që e pastrojnë Tiranën se sa ata që e ndotin; sot ka shumë më shumë qytetarë që e duan punën, se sa ata që duan dhunën. Për sa kohë që e mira është në shumicë në Shqipëri, jam i bindur se e mira do të triumfojë dhe progresi për Tiranën nuk do të ndalet?, deklaroi Veliaj.

Deklaratat e kreut të bashkisë u bënë gjatë aksionit për pastrimin e Tiranës, ku këtë herë u përqëndrua në parkun e Liqenit Artificial, Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave dhe hapësirave studentore përreth.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/protesta-para-parlamentit-veliaj-ka-me-dashuri-se-sa-urrejtje-e-dhune

Share This Video


Download

  
Report form