Projekti 'Unaza e Re', ARRSH: Vetëm 50% e atyre që kanë tituj pronësie, kanë depozituar dokumentet

Report TV 2018-11-23

Views 6

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka sqaruar këtë të premte se deri më tani janë pritur dhe sqaruar mbi 60% e qytetarëve të prekur nga projekti i "Unazës së Re" (Mbikalimi Shqiponja-Pallati me Shigjeta).

Përgjegjësja e Sektorit të Sigurimit të Tokës në ARRSH, Holta Deda u shpreh se kjo është konfirmuar dhe me listë prezencën dhe fotografitë pranë zyrave të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Deda tha se nga përqindja e qytetarëve të sqaruar, 50% të tillë kanë dorëzuar zyrtarisht dokumentet e pronësisë dhe kanë marrë një përgjigje zyrtare. Ajo i bëri thirrje qytetarëve që preken nga projekti i 'Unazës së Re', që të dorëzojnë sa më shpejt dokumentet e pronësisë pranë zyrave të ARRSH-së.

Pra, deri më tani, 50% e qytetarëve që posedojnë dokumenta pronësie janë paraqitur pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar. Janë të lutur të gjithë qytetarët që posedojnë dokumente pronësie të paraqiten sa më shpejt pranë zyrave të ARRSH ku punohet me orar të zgjatur deri në 20:00 të mbrëmjes

Holta Deda, Përgjegjësja e Sektorit të Sigurimit të Tokës në ARRSH
Gjithashtu, ajo u bëri apel qytetarëve që ditën e hënë të mirëpresin grupet e punës së inxhinierëve që janë bërë publike në media, për të bërë vlerësimin real dhe korrekt të banesave në prani të tyre.?Kjo në mënyrë që të mundësohet dalja e Vendimit të Këshillit të Ministrave me vlerat përkatëse të shpronësimit në një kohë sa më të shpejtë. Gjithë ekipi i inxhinierëve të ARRSH e ndjekin me një prioritet maksimal kryerjen e procedurave ligjore të shpronësimit të Unazës së Tiranës?, garantoi Deda.

Share This Video


Download

  
Report form