Pesëmbëdhjetë të plagosur, mes të" />
Pesëmbëdhjetë të plagosur, mes të"/>

Ora News - "Unaza e Madhe"/ Banorët përplasen me policinë para parlamentit, 15 të plagosur

Ora News Lajme 2018-11-22

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pesëmbëdhjetë të plagosur, mes të cilëve tre në gjendje të rëndë është bilanci i përplasjeve mes banorëve të Unazës së Madhe dhe policisë para Parlamentit paraditen e sotme. Dy herë qytetarët tentuan të hyjnë me forcë në Parlament. Gjatë protestës e cila zgjati 2 orë e 30 minuta, u hodhën tymuese dhe mjete pirotektnike. Protesta u zhvilluan në kohën kur kryeministri Edi Rama nga salla e kuvendit deklaroi se nuk do ti dëmshpërblente për ndërtimet e palegalizuara.

Ndryshe nga protestat e tjera që nuk janë zhvilluar para parlament,t kjo e sotma (22 nëntor) u shoqërua me përplasje të dhunshme mes qytetarëve dhe policisë.

Gazetarja e Ora News, Nertila Dosti informoi, në mesditë, nga Spitali i Traumës për 15 të plagosur, mes tyre 12 janë efektivë policie, ndërsa tre janë protetues.

Ata u grumbulluan në orën 10:00 përpara Paralmentit, kur edhe filloi seanca plenare dhe u mbyll rreth orës 12:30.

Protestuesit tentuan dy herë të futen me dhunë në ambientet e Parlamentit, por u ndeshën me kordonin e policisë. Qytetarët u mbështetën edhe nga deputetë të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Një nga efektivët u dëmtua në një vesh dhe humbi dëgjimin ndërsa efektivja Ina Nuka humbi tre gishtat. 11` persona jane ndaluar.

Pas ngjarjes policia rreth zonën me shirit ndërsa prokurorët mbërritën dhe në spitalin e Traumës për të marrë dëshmitë. Ndërkohë banorët kanë paralajmëruar protestë dhe pasditen e sotme në ora 17:00.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/protesta-e-banoreve-te-astirit-sot-zhvendoset-para-parlamentit

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS