TIRANË-Opozita bojkotoi edhe sot seancën plenare në Kuvend duke organizuar një takim paralel me përfaqësuesit e biznesit në kuadër të projektbuxhetit të 2019. E ndërsa brenda në Kuvend po diskutohej për buxhetin dhe jashtë po zhvillohej protesta e banorëve të Unazës së Re që degjeneroi në dhunë (lexo këtu) Basha lëshonte akuza të fortë në drejtim të Ramës nga Hotel Tirana dhe shpalosi alternativën e PD.
Buxheti 2019 më katastrofiku i 28 viteve viteve. Legjitimon zhvatjen dhe vjedhjen me ligj të shqiptarëve dhe pasuron një grusht oligarkësh dhe qeveritarësh. Llogaritë tregojnë se 97% e shqiptarëve, me rritjen e taksave, çmimit të naftës, të energjisë, paguajnë më shumë sesa para 5 vitesh. Janë 1.9 miliardë euro më shumë të nxjerra nga xhepat e shqiptarëve, jo për shkak të formalizimit. Këta vjelin më pak se qeveria e PD. Buxheti 2019 thyen rekordin e borxhit që, bashkë më PPP, e kalon kufirin ogurzi të 80%.
Projekti ?1 miliard? me PPP, që po shkon 3 miliard euro, është projekti më korruptiv në Ballkan. Favorizon disa oligarkë duke lënë mbi shqiptarët një faturë të tmerrshme. Buxheti 2019 nuk ndal boshatisjen e vendit. 1 në 6 shqiptarë është larguar gjatë qeverisë së Edi Ramës. Buxheti 2019 nuk nxjerr nga varfëria ekstreme asnjë nga 150 mijë familjet. Buxheti për ta është sa për 2.2 km tek Unaza e Re. Alternativa e PD nuk është një tufë premtimesh, por një plan solid për të rindezur motorrët e fikur të ekonomisë, të rikthejë besimin e investitorëve vendas e të huaj.
9% taksë e sheshtë, e domosdoshme si taksë konkururese në Ballkan për të thithur investime që krijojnë vende pune. Për biznesin e vogël ngritja e kufirit të xhiros në 120 milionë lekë në vit dhe vedosja e pullës fiskale në mjediset e jashtme të biznesit. Vendosja e kufirit me ligj për taksat e pushtetit vendor. Në Tiranë janë 7 fishuar. Eliminim të menjëhershëm të taksës së qarkullimit + taksës së karbonit = 314 lekë.litër më lirë. Rikthim i fashave mbrojtëse të energjisë për shtresat në nëvojë dhe për prodhuesit. Energjia është një nga piramidat më kriminale të ekonomisë.
Në qeverinë e PD të ardhurat nga taksat e shqiptarëve nuk do të shkojnë për koncesione korruptive. Secili prej tyre do të anullohet sipas ligjit Antimafia. Nuk ka për të falimentuar Shqipëria për të paguar 15 kontrata korruptive. Qeveria e PD nuk do të paguajë asnjë qindarkë për to. Këto para do të shkojnë për prioritetet tona të zhvillimit. Në bujqësi 100 milionë euro subvencione për fermerët, 50 milionë euro për investime në infrastrukturë.
Për të realizuar alternativën e PD, duhet të realizohen 3 synimet kryesore të opozitës: vetingu i politikanëve, platforma antimafia, dekriminalizimi i zgjedhjeve. Ftoj qytetarët t?i bashkohen alternativës sonë për rrugëdalje nga kriza, për të rikthyer legjitimitetin qeverisjes. Është beteja ekzistenciale për një Shqipëri të mundësive për të gjithë.