Ora News - Unaza e Re, Gjiknuri: Prishja e banesave pas VKM për shpronësim

Ora News Lajme 2018-11-21

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri gjatë prezantimit të buxhetit në Komisionin e Ekonomisë ka folur edhe për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se zërat për prishjen e banesave janë spekullim politik, pasi prishja e tyre do të fillojë pas publikimit të VKM për shpronësim.

Damian Gjiknuri: Nuk ka pasur asnjë devijim të projektit. Projekti është vazhdim i gjurmës së nisur dhe i konceptit të Unazës së Madhe, pra me ato parametra që ka një autostradë urbane që mundëson edhe komunikimin nga të dyja anët e rrugës.

Ka pasur një spekullim të madh politik. Nuk ka filluar një proces prishje, gjithcka është e stisur politikisht për të penguar zhvillimin e këtij projekti të rëndësishëm. Së pari nuk ka filluar si procedurë njoftimi, qoftë për banorët që kanë dokumenta pronësie, qoftë për ata që janë me ndërtime ilegale dhe nuk kanë dokumenta.

Është ngritur ideja që përse kanë vajtur njerëz me uniforma atj? Njerëzit nga autoritetet, qoftë nga ARRSH qoftë nga bashkia kanë shkuar për të piketuar dhe për të bërë një administrim të të dhënave konkrete në zonë. Nuk ka një proces prishje pa dale VKM për shpronësimin e banorëve që sipas ligjit duhet të shpronësohet. Pra gjithcka është e stisur nga politika.

Së pari do dalë VKM për 123 me vërtetim pronësie, pasi del VKM dhe alokohen fondet do të fillojë procesi i shpronësimit dhe më pas pastrimi i zonës nga ndërtimet pa leje.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/unaza-e-re-gjiknuri-prishja-e-banesave-pas-vkm-shpronesim

Share This Video


Download

  
Report form