Rreth 200 kilogramë kanabis ka sekuestruar policia në një aksion antidrogë të zhvilluar në rrugën nacionale në afërsi të Qafë Thanës. Lënda narkotike ishte e fshehur në shasinë e këtij furgoni mallrash, i cili do të kalonte në Maqedoni, por destinacioni përfundimtar ende nuk është përcaktuar.
Blutë kanë shoqëruar për në Drejtorinë e Policisë së Elbasani disa persona, ndër ta dhe drejtuesi i furgonit. Mjeti është në pronësi të një firme fasonerie nga qyteti i Fierit dhe për llogari të hetimit do të merret në pyetje dhe pronari i këtij biznesi.
Në operacionin e zhvilluar morën pjesë policia e Elbasani dhe forcat speciale, të cilat e ndaluan furgonin ende pa mbërritur në doganë. Hetuesit janë duke punuar për të saktësuar nëse kemi të bëjmë më një rrjet të mireorganizuar trafiku, apo është një rast i veçuar. Operacioni u finalizua pas marrjes së informacioneve nga antidroga në mënyrë operative, se me këtë furgon po trafikoj sasi e konsiderueshme droge.
Tv Klan