Ish-kryeministri Sali Berisha pretendon se opozita ka dokumente që provojnë lidhjen e disa prej anëtarëve të kabinetit qeveritar me segmente të krimit të organizuar. I ftuar te "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, Berisha tha se strategjia që po ndjek opozita është të demaskojë qeverinë, ndërsa nuk dha shpjegime se kur do bëhen publike faktet që disponon opozita. Është dosja ''339'' ajo e cila sipas Berishës zbërthen lidhjet e ministrave dhe figurave të rëndësishme në PS, përfshirë edhe kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako apo dhe kreun e OSHEE, Ardian Çela për lidhje me Avdylajt e Shijakut. Sipas ish-kryeministrit, kjo dosje ka të dhëna edhe për komunikimet e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati me të arrestuarin Safet Rustemi (Bajri).
Opozita ka fakte dhe argumente. Rritja e besueshmërisë së opozitës, ka bërë që ajo të disponojë një arkiv të pasur të organizatës kriminale të Rilindjes. Lidhje të ministrave të Ramës me krimin, lidhje me botën e trafikut të Olsi Ramës. Vëllai i Ramës, ka të dhëna objektive, që të paktën 6 herë ka kaluar kufirin me makinën e drogës së grupit Xibraka. Opozita ndjek një strategji në demaskimin e kësaj organizate kriminale. Nuk kam dijeni kur do bëhen publike. Opozita ka dhënë kontribut të madh. N.q.s Tahiri është ai që është sot, është opozita ajo që vite para damkosjes nga drejtësia e damkosi si kryetar të bandës së Habilajve. Por ende nuk ka arritur të shkulë kreun e Meduzës, kallam dështakun Edi Rama. Nuk shoh asnjë kusht për zgjedhje. Nëse ju do njiheni me dosjen 139 ju do kuptoni se zgjedhje nuk ka. Opozita disponon kohët e fundit, 2-3 javët e fundit, është pasuruar me dokumente, por ajo dosje është famoze. Por nuk është e vetmja. Nuk ka ?dil merr një ton kokainë?, por ka vrasjen e procesit të lirë zgjedhor. Këtë ajo dosje fakton sesi Rama vrau votën e shqiptarëve.
Dosja 339 fakton lidhjet e ngushta të Gjushit me Avdylajt. Lidhjet e 2 ministrave me Avdylajt. Fakton lidhjen e Ardian Çelës së OSHEE-së me Avdylajt. Fakton sesi miliona u hodhën në zgjedhje. Ai është favoriti kryesor i familjes Rama. Është njeri i çmuar për ta. Fakton se familja Ndoka, më i dashuri i Ramës, ka marrë të gjithë tokat në bregdet nga Shëngjini në Velipojë. Fakton se ministrat dhe eksponentë të lartë si Ditëzi Bushati janë ngushtësisht të lidhur me bandat e Shkodrës, me Safet Rustemin dhe Pëllumb Gjokën. Ditmiri më shumë flet me Pëllumbin sesa me Ruçin.