Ora News - Nga Ermal Meta tek Dua Lipa dhe Olen Çezari, yjet e muzikës kujtojnë Skënderbeun

Ora News Lajme 2018-11-19

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vatikani nderon sot figurën e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.
Në vitin jubilar të Skëndërbeut i shpallur nga shteti shqiptar në nderim të 550 vjetorit të vdekjes së tij, Papa Francesku do të pres në ora 17.00 të pasdites së sotme një delegacionin të autoriteteve të larta të shtetit shqiptar kryesuar nga kryetari i kuvendit z. Gramoz Ruçi.

Në delegacion marrin pjesë ministri i Diasporës z. Pandeli Majko, ministrja e Arsimit znj. Lindita Nikolla, drejtues të përfaqësive fetare shqiptare si dhe përfaqsuesit e kishës italo-arvbëreshe, imzot Donato Oliverio e imzot Giorgio Gallaro,
Në mes të shekullit të XV Gjergj Kastrioti Skëndërbeu vendosi lidhje të qëndrueshme marrëdhëniesh reciproke me Selinë e Shenjtë në Vatikan.
Mjaft intensiv qe ky raport me Papa Callisto III, i cili dhe pse me një papat të shkurtër vetëm 3 vjeçarë për shkak të moshës së tij të thyer, organizoi një kryqëzatë kundër turqve, të cilët më vitin 1453 kishin pushtuar Konstadinopojën.
Në letërkëmbinet e Gjergj Kastriotit me Papa Calliston III, pasqyrohet roli i rëndësishëm e përpjekjet e heroit tonë kombëtar për të ndaluar avancimin e ushtrisë turke në Europë.
Për kontributin e dhënë Papa Callisto III e vlerësoi Gjergj Kastriotin Skëndërbe me titullin "Atleti i Krishtit".
Pas pritjes private me Papa Franceskun, delegacioni shqiptar do të marr pjesë në koncertin madh festiv të titulluar "Bashkuar në muzikë në kujtim të Skëndërbeut", organizuar nga përfaqësia diplomatike e shtetit shqiptar në Vatikan.
Priten të marrin pjesë në këtë koncert emrat më të sukseshëm të artit shqiptar në botë si Ermal Meta, Dua Lipa, Olen Cesari, Inva Mula, Kledi Kadiu, Genc Tukiçi, Rame Lahaj, Elhaida Dani, Lorik Cana, Eno Peci, Erza Muqolli.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vatikani-pritje-private-dhe-koncert-nder-te-gjergj-kastrioti-skenderbeu

Share This Video


Download

  
Report form