2500 Euro për të ikur nga Shqipëria, zbulohen të rinjtë e fshehur në gomat e kamionit në Durrës

Report TV 2018-11-19

Views 3

Në portin e Durrësit janë ndalur gjashtë persona të cilët po tentonin që kalonin në Itali dhe më pas në vendet e tjera BE-së duke iu shmangur kontrollit të dokumentacionit. Të gjithë personat rezultojnë me probleme për të lëvizur në hapësirën Schengen, ndërsa janë kthyer dhe ndëshkuar me masë administrative 20 mijë lekë të reja gjobë secili. Ndërkohë që janë arrestuar gjithashtu edhe dy drejtuesit e kamionëve, të cilët kundrejt vlerës 1500 - 2500 Euro për person i kishin fshehur për ti kaluar në Itali.

Personat e kthyer dhe shoferët e arrestuar
Z.GJ. 39 vjeç, banues në Lezhë , i dënuar më parë me 7 muaj në Belgjikë për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa pasi kishte vuajtur dënimin ishte kthyer. Ai po tentonte që të kalonte së bashku me E.P. 31 vjeç, banues në
Lezhë. I kthyer i treti është Z. C. 17 vjeç, lindur në Shijak, i cili kaloi në mënyrë të paligjshme rrethimin e jashtëm me qëllim për të kaluar në tragetin e linjës Durrës-Ancona. D. S. 22 vjeç, lindur në Dibër ishte i fshehur poshtë një kamioni midis gomave.

Në kamionin e Erion Rucajt 39 vjeç, banues në Tiranë, u gjet i fshehur në kabinën e kamionit, tek krevati i shoferit G. T. 37 vjeç, lindur ne Kosovë, i cili po tentonte të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme me linjën Durrës Ancona për në Itali, duke paguar shoferin Erion Rucaj me 1500 euro. Drejtuesi i kamionit Erion Rucaj u arrestua. Ndërkohë që në kamionin e Kastriot Gjinit 40 vjeç u gjet i fshehur E. N. 23 vjeç, lindur ne Dibër.

Share This Video


Download

  
Report form