Ora News - Banorët e Astirit në protestë: Banesat do t'i mbrojmë me armë

Ora News Lajme 2018-11-19

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka vijuar edhe sot protesta e banorëve të "Astirit", të cilët kërkojnë dëmshpërblim për prishjen e banesave që preken nga projekti për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Ata pretendojnë se në orët e para të mëngjesit kanë mbërritur disa fadroma, të cilat do të presin pemët.

Ata thonë se nuk do të lejojnë fadromat ti afrohen banesave të tyre, ndërsa thonë se ato do ti mbrojnë me armë.

"Projekti le të bëhet, por në të dëmshpërblehemi me cmimin e tregut 100%. Ne kërkojmë atë që na takon me ligj, me kushtetutën e Shqipërisë. Unë banesën time do ta mbroj me armë. Nuk ka ngelur rrugë tjetër. Kjo ka shumë zgjidhje, por këta nuk pranojnë dialog", tha një prej përfaqësuesve të banorëve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/banoret-e-astirit-ne-proteste-banesat-do-ti-mbrojme-me-arme

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS