Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se të gjitha akset nacionale janë të kalueshme, pavarësisht reshjeve të dendura të dëborës.
Sipas ARRSH në aksin Prrenjas-Qafë Thanë-Lin po punohet me 2 borepastruse.
Në aksin Pogradec-Qafë Pllocë-Maliq janë 2 borepastruese.
Në aksin Maliq-Korçë është në veprim 1 borëpastruese.
Në aksin Korçë-Voskopojë 2 borëpastruese. Në aksin Korçë-Kapshticë 4 borëpastruese. Në këto dy akse është punuar me intesitet të lartë dhe në këto momente është normalizuar situata.
"Pavaresisht se reshjet kanë filluar dhe ne aksin drejt Qafes se Malit dhe Fushe Arrezit, kalueshmeria vazhdon normalisht", thuhet në njoftimin e ARRSH.
ARRSH u ben thirrje drejtuesve të mjeteve të tregohen shumë të kujdesshem gjatë udhëtimit në oret e natës dhe në orët e para të mëngjesit pasi në segmente të caktuara mund të ketë ngrica për shkak të temperaturave të ulëta.
Po ashtu ARRSH thotë se drejtuesit e mjeteve duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistika dhe udhezimet e punonjesve te policise ne rerren.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/bora-ne-vend-arrsh-rruget-e-kalueshme-drejtuesit-e-mjeteve-te-bejne-kujdes