Basha rendit kushtet për tu kthyer në parlament

RTV KLAN 2018-11-18

Views 0

Teksa betohet se s?ka më marrëveshje me Edi Ramën, Lulzim Basha deklaron se s?ka as kthim në parlament nëse nuk largohen prej tij të inkriminuarit. Instrumenti për ta bërë këtë sipas tij është Vetting-u i politikanëve. Kushti tjetër që Lulzim Basha e cilëson si vija e kuqe që nuk preket është dënimi për gjithkënd që ka kryer krim elektoral.

Në takimin me qytetarët e Beratit ku ka prezantuar 3 platformat që PD ka hartuar si rrugën për të ardhur në pushtet, Basha foli dhe për keqqeverisjes e Edi Ramës që sipas tij po rrënon shqiptarët dhe po pasuron oligarkët.

E para është se s?mund të ketë asnjë lloj kompromisi pa pastruar parlamentin nga kriminelet e lidhur me krimin. Përmes votës tuaj do ju ofrojmë shqiptarëve daljen nga kjo gjendje. Nuk do këtë më në parlament me politikanë të lidhur me krimin. Zgjidhja është para jush. Nuk mund të ketë standarde të trefishta.

Pika e dytë trajtim preferencial për politikanët nuk do të ketë. Miratimi i amendamentit për pastrimin e politikanëve mafiozë dhe të lidhur me krimin. I pret burgu dhe largimi nga institucionet. Nuk ka për të pasur zgjidhje politike pa ndëshkimin e Edi Ramës dhe njerëzve të tij.

Pika e tretë ështëplatforma kundër korrupsionit dhe oligarkisë. Nuk do të ketë më pensionistë që do të vuajnë për pensione.

Ekspertët dhe deputete demokratë shpjeguan nismat që sipas tyre çlirojë politikën, zgjedhjet dhe ekonominë nga krimi.  Gjatë turit në Berat, Basha zhvilloi edhe një takim me të rinjtë e qytetit të cilëve u kërkoi të bashkohen me opozitën dhe të ngrenë zërin kundër keqqeverisjes së vendit.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form