Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Konfindustria shpreh shqetësimin për rritjen e çmimit të karburantit në Shqipëri, që edhe pse në tregjet ndërkombatëre ka pësuar ulje, një gjë e tillë nuk është reflektuar. Kjo sipas konfederatës së industrisë ndodh pasi mungon roli rregullator dhe kontrollues i institucioneve shtetërore.
Në një deklaratë për mediat Konfindustria thotë se në tregjet ndërkombëtare, çmimi i naftës gjatë muajit tetor ka rënë me 10 dollarë për ton, ndërkohë në vendin tonë ka ndodhur e kundërta, ku karburanti u rrit me 10 lekë për litër.
Sipas Konfindustrisë, gjatë muajit nëntor 2018 vazhdon e njejta kahje rënëse e çmimeve të karburantit në tregjet ndërkombëtare, e cila nuk po reflektohet në tregun vendas.
Shqipëria rradhitet në 25 vendet e para në botë dhe nga më të lartët në Europë për cmimin e karburanteve. Rritja e cmimit të karburanteve kryhet nga të gjithë operatorët e tregut në të njëjtën ditë, thuhet në njoftimin e Konfindustrisë.
Po ashtu problematik mbetet fakti se rënia e çmimeve në tregjet e huaja shfaqet e vonuar në tregun shqiptar. Këto, sipas konfederatës, janë tregues të qartë të shkallës së ulët së konkurencës dhe të pranisë së kartelit në tregun më të madh të ekonomisë së vendit me mbi 1 miliard euro në vit qarkullim dhe afër 11% të PBB.
Ky institucion në paketën fiskale të 2019-s, ka kërkuar zyrtarisht ngritjen dhe funksionimin e Entit Regullator të Karburanteve përgjegjës për çmimin tavan dhe cilësinë si dhe - ulja më 50% e taksës së qarkullimit, që sot arrin në 120 milion euro/vit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/cmimi-i-naftes-konfindustria-nuk-reflektohet-ulja-ne-tregjet-nderkombetare