Reshjet e bores, probleme ne Korce dhe Elbasan

RTV KLAN 2018-11-18

Views 2

Edhe pse Nëntori regjistroi temperatura rekord duke ofruar mundësi për plazh në disa ditë, mesi i tij ka sjellë motin e ftohtë dhe reshjet e dëborës e para të dëborës në verilindje.

Qarku i Korçës dhe Elbasanit janë dy zonat më të prekura, ku në zona të veçanta trashësia e dëborës ka arritur ne 30 centimetra.

Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës që vazhdojnë Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia kërkojnë nga drejtuesit e mjeteve të behet kujdes gjatë udhëtimit në akset Korçë-Voskopojë, Korçë ? Dardhë dhe Korçë ? Kapshticë.

Kompanitë e mirëmbajtjes po punojnë me kriposjen dhe mbajtjen e rrugëve hapur dhe aktualisht nuk ka asnjë aks të bllokuar por qarkullimi duhet bërë me zinxhir.

Probleme janë shfaqur edhe në disa zona të thella të qarkut Elbasan. Gjatë natës së kaluar kanë rënë reshje dëbore në disa fshatra të Gramshit ku trashësia po arrin deri në 30 cm. Aksi Elbasan ? Qafë Thanë nuk ka ende asnjë problem me qarkullimin ndërsa në disa akse rurale kërkohet përdorimi i zinxhirëve.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form