Kaos me testimet per gradat ne Policine e Shtetit

RTV KLAN 2018-11-18

Views 1

Pas kaosit me konkursin e për marrjen e gradës komisar në policinë e shtetit një situatë e njëjtë ka ndodhur edhe me testin për gradën ?Kryekomisar?. Një numër i madh oficerësh të policisë janë ankuar pranë Sindikatës së Policisë së Shtetit, se testi i zhvilluar më datë 12 Nëntor për gradën ?Kryekomisar? është zhvilluar në kundërshti me ligjin.

Konkurrentët pretendojnë se, pas një urdhri të paligjshëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu u vendos që pyetjet me alternativë të kontrolloheshin përmes pajisjes ?skadron?, ndërsa pyetjet me zhvillim nga anëtarë të një komisioni.

Por ky urdhër sipas sindikatës është në kundërshti me ligjin pasi janë përdorur standarde të dyfishta. Lista e 40 fituesve që duhej të publikohej brenda 24 orëve është shpallur disa ditë më vonë gjë sipas konkurrenteve është një tjetër shkelje.

Ndërkohë mësohet se pothuajse të gjithë 167 fituesit e testit të 7 nëntorit për gradën komisar i janë drejtuar me ankesë sindikatës, por edhe Komisionit të Apelimit. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka referuar në Prokurori një kallëzim për shpërdorim detyre pasi gjatë zhvillimit të testimit janë gjetur shkelje të rënda procedurale. Sipas kallëzimit, veprimet do t?i verifikohen të gjithë zinxhirit drejtues të Policisë, si anëtarë të komisionit të gradave. Komisioni përgjegjës për organizimin e konkursit përbehej nga vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, zëvendësja e tij, Aida Hajna, drejtoi i akademisë së sigurisë, Bilbil Mema dhe anëtarët Sokol Bizhga dhe Ali Allaraj.

Share This Video


Download

  
Report form