Ora News - LSI me PD në zgjedhje, Kryemadhi në Sarandë: Do jemi një front opozitar

Ora News Lajme 2018-11-18

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me strukturat e partisë në sarandë në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 30 qershor.

Ajo tha se LSI do të bashkëpunojë me PD në këto zgjedhje duke qenë një front opozitar.

Kryemadhi: Ne tashmë jemi në një front opozitar. Do të shkojmë drejt marrëveshjeve të cilat do të hyjmë bashkarisht në zgjedhjet lokale, në përzgjedhjet e kandidatëve. Partia Demokratike ka filluar punën e saj për përzgjedhjen e kandidatëve të cilët duhet të jenë fitimtarë në të gjithë fushatën elektorale. Ashtu sikurse edhe ne si LSI kemi filluar dhe jemi në kontakte me strukturat dhe drejtuesit për përzgjedhjen e kandidatëve tanë.

Kryemadhi akuzoi qeverinë se ka përkqeësuar klimën e biznesit me anë të presioneve ndaj tregtarëve nëpërmjet hetimit tatimor. kryetarja e LSI, theksoi se Partia socialiste tashmë ka humbur identitetin e vet dhe përfaqësohet nga rilindja.

Kryemadhi: Sot nuk është më në zyrat e Partisë Socialiste, ajo që është në pushtet po themi, sot janë zyrat e Rilindjes. Sot janë individët e Rilindjes të cilët janë kthyer në sekser të emërimeve të njerëzve në punë, janë kthyer në sekser të marrjes së pronave dhe në instrumenta të rrëmbimit të pronave të qytetarëve.

Kryetarja e LSI, fajësoi qeverinë edhe për përkeqësimin e shërbimeve publike në dëm të qytetarëve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lsi-me-pd-ne-zgjedhje-kryemadhi-ne-sarande-do-jemi-nje-front-opozitar

Share This Video


Download

  
Report form