Ora News - Protesta për shtëpitë tek “Unaza”, ndërpritet energjia elektrike, priten pemët

Ora News Lajme 2018-11-17

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërprerja e energjisë elektrike, por edhe prerja e disa pemëve ka ngritur sërish në protestë banorët e Astirit, të cilët shprehen të frikësuar së ndërhyrja e radhës do të jetë shembja e shtëpive të tyre. Të shtunën reagoi edhe Avokati i Popullit duke apeluar institucionet të dialogojnë me banorët për gjetjen e një zgjidhje.

Banorët e Astirit thonë se ndërprerja e energjisë elektrike është e qëllimshme, ndërsa ndihen të frikësuar së ndërhyrja e rradhës do të jetë ajo e shembjes së banesave.
" Nuk jemi as çeçenë, as shpellarë. Të prishet shtëpia, çfarë mund të bësh?"

"Ne po presim të vijë ALUIZNI, nuk presim të vijnë fadromat të na prishin shtëpinë".
E shtuna shënon ditën e katërmbëdhjete të protestës së tyre.

Banorët shprehen se rezistenca do të vazhdojë, por apelojnë që kuaza e tyre të mos politizohet.
"Ne do të vazhdojmë deri kur të fitojmë, ka 25 vjet që derdhim djersë këtu".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/protesta-shtepite-tek-unaza-nderpritet-energjia-elektrike-priten-pemet

Share This Video


Download

  
Report form