Në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, një ushtar kthehet në vendlindjen e tij në Gjermani. Përpjekjet e tij të para janë, që ai të integrohet në shoqëri, por ajo çka kaluar në luftë është e vështirë për t?u harruar. Telashet bëhen edhe më të mëdha, kur mëson se gruaja e ka tradhtuar. Nis përpjekjet për të krijuar një marrëdhënie me dikë tjetër, por e shkuara shfaqet sërisht. Regjisori lituanez Mantas Janciauskas dhe aktorët rrëfejnë arsyet se përse përzgjodhën këtë vepër për ta ngjitur në skenë
Jam shumë i kënaqur që ndodhem këtu. E shikoj Shqipërinë edhe artin në Shqipëri, ashtu siç arti duhet të jetë, mjeti që kritikon sistemin politik dhe shoqëror në përgjithësi. e shoh se Shqipëria ka shumë nevojë për këtë mjet, për ta pasur artin si mjet kritikues. Këtë vend e shoh ende në fazën e tranzicionit, midis së shkuarës dhe të ardhmes.
Mantas Janciauskas, regjisor