http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pavarësisht protestave të njëpasnjëshme të banorëve, puna për zgjerimin e Unazës së Re ka nisur. Projekti ka filluar të zbatohet me prerjen e pemëve dhe heqjen e pengesave të tjera që do ti hapin rrugë dhe prishjes së shtëpive. Por gjatë punimeve, bashkë me heqjen e pemëve është bërë dhe ndërprerja e enegjisë për shumë prej banorëve të zonës. Ata kanë dalë sërish në protestë, duke bllokuar pjesërisht rrugën. Protestuesit kërkuan ndërprerjen e punimeve dhe dëmshpërblim të plotë për shtëpitë dhe bizneset e tyre. Po ashtu ata kanë paralajmëruar se do të denoncojnë në prokurori drejtuesit e institucioneve qe do te urdherojne prishjet. Nderkohe Avokati i Popullit pas kerkeses se 200 banoreve te kesaj zone, ka nisur nje hetim per te verifikuar nese ka shkelje te procedurave qe cenojne te drejten e qytetareve te cilesve u rrezikohet banesa apo biznesi.