Dekreti për Lleshajn në një prononcim për mediat, Meta u shpreh se për këtë çështje në darkë

Report TV 2018-11-16

Views 0

TIRANE - Presidenti i Republikës Ilir Meta vijon konsultimet për emrin e Sandër Lleshajt i propozuar nga kryeministri Edi Rama si ministër i Brendshëm. Burime nga Presidenca thanë për "Shqiptarja.com" se kreu i shtetit po e "bluan" vendimin për pasuesin e Fatmir Xhafajt.

Ndërkohë, në një prononcim të shkurtër për mediat, presidenti Meta u shpreh se për këtë çështje do flasë në darkë në emisionin 'Zonë e Lirë' të Arian Çanit. Sot është afati i fundit kushtetues kur kreu i shtetit duhet të firmosë ose jo dekretin. Të premten e kaluar, kryeministri Edi Rama i ridërgoi Metës propozimin për Lleshajn, pasi më herët kreu i shtetit ishte shprehur se nuk kishte krijuar bindjen e plotë për ta dekretuar.

Ndërsa në një letër drejtuar kryeministrit, ministrit të Mbrojtjes dhe kreut të Kuvendit, Meta rendiste 14 pyetje për Lleshajn, duke ngritur dyshime sa i takon karrierës ushtarake të ish-zv/shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA. Por nga ana tjetër, vetë Lleshaj i kërkoi Metës ka çdekretojë si ushtarak, për t'i hapur rrugë emërimit të tij si ministër i Brendshëm.

Share This Video


Download

  
Report form