Ora News - Reforma veterinare, Peleshi: Trefishim i veterinerëve, një në çdo njësi administrative

Ora News Lajme 2018-11-16

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, gjatë një takimi që zhvilloi me përfaqësues të Shërbimit Veterinar dhe Urdhrit të Veterinëve, foli për reformën në këtë sektor e cila parashikon së paku një veteriner në çdo njësi administrative.

Ndërkohë, agjencitë e sapokrijuara të Shërbimit Veterinar do të pësojnë thjeshtim të strukturës.

Peleshi: Nuk do të ketë më të gjitha funskionet nga policimi deri tek shërbimet, por do ta ketë më të qartë, fushën e vet të përgjegjësisë. Do të shtohet në numër, pra numri i veterinerëve, ne synojmë të arrijë mbi 500 veterinerë. Sot kemi 166?.ne ia dalim të kemi në çdo njësi administrative, së paku një veteriner.

Peleshi theksoi se synimi është që të ofrohet pa pagesë për fermerin, me punën e veterinerëve të paguar të Agjencisë së Shërbimit Veterinar, të kryhen shërbimit e vaksinimit dhe të matrikullimit falas.

Reforma veterinare që është pjesë e Ligjit të Veterinarisë, që do të miratohet së shpejti në parlament.

Ligji parashikon që AKU-ja do ta zgjerojë fushën e vet të kompetencës dhe përgjegjësive.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/reforma-veterinare-peleshi-trefishim-i-veterinereve-nje-ne-cdo-njesi-administrative

Share This Video


Download

  
Report form