Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqipëria vazhdon të mbështesë dialogun Kosovë-Serbi. Nga foltorja e Kuvendit, presidenti Ilir Meta, deklaroi se Shqipëria mund të merret si një model unikal në botë për tolerancë fetare.
Sipas Kreut të Shtetit, Ballkani Perëndimor, ka një sfidë të përbashkët dhe ky është integrimi në Bashkimin Europian, duke mbyllur kështu plagët dhe inatet e së kaluarës.
Meta: Shqipëria ka një meritë të pamohueshme historike në ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e vlerave më sublime të tolerancës dhe të paqes.
Ne jemi një vend model dhe unikal në botë për tolerancën, harmoninë dhe bashkëjetesën fetare në mënyrë të veçantë. Është e vështirë të gjendet një vend në botë, ku pjesëtarët e së njëjtës familje mund t?u përkasin besimeve të ndryshme, ku xhamia dhe kisha ndahen nga një rrugë e vetme, dhe ku komshinjtë myslimanë dhe të krishterë urojnë dhe festojnë së bashku Bajramin dhe Krishlindjet.
Historikisht, edhe pse Shqipëria ka vuajtur nga luftrat e padrejta, nga pushtimet e pamëshirshme apo regjimet, gjithmonë ka gjetur forcën për të kultivuar, për të përqafuar paqen apo për të demonstruar tolerancë.
Në Ballkanin e zanafillës së Luftës së Parë Botërore dhe konflikteve të përgjakura të viteve 90-të, Shqipëria dhe shqiptarët kanë kontribuar si rrallë kush me vetmohim për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit.
Sfida e përbashkët e Ballkanit Perëndimor është ajo e integrimit të plotë në BE, e cila na dikton të gjithëve që ?me përvojat e së kaluarës të shohim drejt së ardhmes? në mënyrë që të evitojmë pasojat e së shkuarës.
Ne e dimë më mirë se kushdo, se paqja është më e vështirë për t?u fituar e për t?u ruajtur se sa lufta.
Ne shpresojmë dhe punojmë shumë që edhe Ballkani të përparojë drejt një epokë të re, të prespektivës europiane, pa konflikte dhe pa çështje të hapura.
Shqipëria është një kontribuese e palodhur për paqen dhe bashkëpunimin dhe për politikën e fqinjësisë së mirë në rajonin tonë.
Shqipëria luan rolin e saj konstruktiv në nxitjen e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Sepse ne besojmë se arritja e një marrëveshje të qëndrueshme, e cila kërkon mbylljen e të gjitha ?plagëve të vjetra? do të garantonte një perspektivë europiane jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por do të forconte të gjithë perspektivën europiane të rajonit tonë.
Nga ana tjetër, ne inkurajojmë zhvillimet pozitive që do të çojnë drejt zbatimit të ?Marrëveshjes për Emrin? mes Greqisë dhe Maqedonisë.
Finalizmi me sukses i këtyre dy marrëveshjeve është një garanci mjaft e fortë për paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë, por dhe të vetë Europës.
E ardhmja në paqe, në tolerancë dhe në bashkëpunim në rajonin tonë, qëndron në mësimin se të gjitha kombet tona në këtë rajon, në çdo shtet, janë diku shumicë dhe pakicë.
Dhe e vetmja rrugë për një bashkëjetesë të qëndrueshme e të përhershme, është përdorimi i standardeve të njëjta të respektimit të minoriteteve nga të gjithë ne.
Për më shumë lex...