30 vite pa rruge, investime ne fshatin Kallm

RTV KLAN 2018-11-16

Views 2

Pas 30 vitesh pa asnjë investim në infrastrukturën rrugore, tashmë fshati Kallm i Fierit po përfiton nga investimet e Bankers në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit.

Edhe pse ndodhej vetëm disa minuta larg qendrës urbane, fshati ishte lënë në harrese. Lëvizja dhe transporti  ishte makth për banorët të cilët duhej të përballeshin me baltën dhe pluhurin e rrugës.

I  ndodhur në zonën naftëmbajtëse, tashmë drejtuesit e Bankers kanë nisur investimet për banorët e këtij fshati.

Investimi që lidh fshatin Kallm i Vogël me rrugën kryesore është bashkëfinacim mes Bashkisë së Fierit dhe Bankers Petroleum me një vlerë prej 60 milionë Lekësh në total ku Bankers ka ofruar 37 milionë Lekë dhe pjesën tjetër Bashkia e Fierit.

Share This Video


Download

  
Report form