TIRANE - Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për dy ish-deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Çuko, të arrestuar në kuadër të operacionit "VOL-VO4" në 18 tetor. Gjykata ka vendosur për dy ish-deputetët masën e sigurisë 'arrest shtëpie', ndërsa ka lënë në burg të fortët e Shijakut, grupin e Avdylajve, të akuzuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. Gjashtë persona kanë fituar lehtësira nga masa e sigurisë me vendimin e sotëm të Apelit, duke rrëzuar kështu vendimin e shkallës së parë që i kishte lënë në burg.
Ndërkohë, Apeli ka lënë në fuqi masën e shkallës së parë "arrest me burg" sa i takon Gjevi Ndokës, vëllait të Arben Ndokës, si bashkëpunëtor i Avdylajve në trafikun e drogës, të cilët mbetën në qeli, me në krye Astrit Avdylin, si kokën e këtij grupi. Masa e arrest ne burg u konfirmua per 18 veta.
Seancën e ditës së martë pikerisht Astrit Avdyli thirri nga kafazi i hekurt ku ndodhej ?Rroftë Vangjush Dako, rroftë Partia Socialiste, i kam miq, aty qaj hallet??.
Nga "arrest me burg", Apeli i Krimeve e ka ndryshuar në "arrest shtëpie" për dy ish-deputetët socialistë dhe katër të tjerë si peshëngritësin Elis Guri, Paulin Simoni, Ardit Gjyriqi dhe Zef Lazri. Ndërsa 'detyrim paraqitje' u dha për Lule Zeneli, Zef Paloka, Vasil Nika dhe Gent Zeneli.
Grupi i Shijakut dhe dy ish-deputetët e PS
Në 24 tetor në seancat e zhvilluara te Krimet e Rënda në Tiranë dhe Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë u lanë në burg 24 nga të arrestuarit, ndërsa 10 u ndryshua masa, nga të cilët 8 në arrest shtëpie dhe dy në detyrim paraqitje. Arben Ndoka ra në prangat e policisë në 21 tetor gjatë megaoperacionit të policisë "Volvo 4", pasi nga përgjimet telefonike të prokurorisë ai rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në zonën e Kunes dhe Ranës e Hedhun në Shëngjin.
Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit. Ndërsa Arben Çuko u vendos në pranga krejt rastësisht, teksa në hetim dhe përgjim ishin pjesëtarët e një grupit të Shijakut. Çuko akuzohej se në kohën kur ka qenë në krye të Drejtorisë së Burgjeve ka miratuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi kundrejt ryshfetit 3.000 euro. Kreu i bandës së Shijakut Astrit Avdyli akuzohen për trafik të drogërave të forta nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së.