Paga e Presidentit të Republikës është e vetmja që specifikohet në buxhetin e shtetit cdo vit. Kjo jo për të shuar kureshtjen e publikut për kreun e shtetit, por për të treguar se kush është paga më e lartë në hierarkinë shtetërore. Por nga 1 janari i këtij viti, gjyqtarët e prokurorët do të marrin paga disa fish më të larta në zbatim të reformës në drejtësi.
Për relatorin e buxhetit në Komisionin e Ligjeve, Bashkim Fino, kjo prish hierarkinë e përgjithshme.?Nuk mund të kenë pagë disa fish më të lartë se presidenti, kryeministri apo kreu i Kuvendit, se nga ne deputetët nuk flas se do ishte konflikt interesi?, shprehet Bashkim Fino.
Për ta kuptuar më mirë deformimin e këtij koncepti, Fino merr shembull festimet ceremoniale për festat e nëntorit që po vijnë.?Po vijnë festat e nëntorit. Protokolli duhet të ndryshojë. Sipas nivelit të pagave, i pari duhet të rreshtohet kryetari i gjykatës së lartë, pastaj të gjykatave të tjera, të jenë ca shkallë bosh, pastaj të vijë presidenti e të tjerët?, thotë Fino.
Meqë pagat e gjyqësorit nuk mund t?i ndryshojë, Fino kërkon nga qeveria një grup pune për të ribërë hierarkinë. ?Brenda 6 muajve të ngrihet një grup ndërministror për të vendosur një kategorizim të ri të pagave?, thotë relatori i buxhetit në Komisionin e Ligjeve.