SHKODËR, NJË I VRARË DHE NJË I PLAGOSUR

Star Plus Tv 2018-11-14

Views 2

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur. Fatos Verracaku, 31 vjeç ka humbur jetën ndërsa është plagosur shtetasi Fatmir Mehaj.

Të dy ishin duke pirë një kafe bashkë në një lokal tek merkata e Rusit kur papritur dy persona me një motorçikletë dhe skafanda në kokë janë afruar dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre.

Fatos Verracaku ka marrë plumb në kokë, gjoks dhe këmbë ndërsa ka ndërruar jetë vetëm pas pak minutash në spitalin rajonal të Shkodrës. Shtetasi Fatmir Mehaj ka dy plumba sipër këmbës së majtë afër legenit ndërsa raportohet për frakturë të rëndë por jashtë rrezikut për jetën.

Dy autorët mësohet se kanë qëlluar 8 herë ndërsa sipas burimeve policore objektiv ka qenë shtetasi Fatos Verracaku. Dy autorët janë treguar professional duke qëlluar me saktësi në drejtim të Fatos Verracaku i cili ka marrë plumb në kokë dhe gjoks dhe ka ndërruar jetë në spital.

Autorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur. Vetëm pak minuta pas ngjarjes policia ka gjetur motorçikletën me të cilën dyshohet se është kryer ky krim në zonën e Zooteknikës afër livadeve.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje tek merkata e Rusit por edhe në vendin ku po digjej motorçikleta duke bërë hetimet.

Shtetasi Fatos Verracaku është kushëri i Arjan Verracakut, ky i fundit i vrarë në shtator të këtij viti në zonën periferike të Livadeve. Policia ka shoqëruar disa shitës të tjerë që rastisën në vendin ku ndodhi vrasja dhe plagosja ndërsa janë shoqëruar edhe persona të tjerë të cilët dyshohen se mund të kenë dijeni për këtë ngjarje të rëndë

. Ende janë të paqarta arsyet e kësaj vrasje dhe plagosjes së ndodhur. Kjo ngjarje vjen vetëm një ditë pas vizitës së zëvendësministrit Sandër Lleshaj në policinë vendore të Shkodrës.

Share This Video


Download

  
Report form